Haydar Hadi
11 Maj 2016•Përditësim: 11 Maj 2016
BAGDAT (AA) - Nga sulmi me bombë në rajonin Sadr që gjendet në lindje të kryeqytetit të Irakut, Bagdad, kanë humbur jetën 20 persona, ndërsa janë plagosur 70 të tjerë, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas informacioneve të marrë nga burimet e forcave të sigurisë së Irakut, është shpërthyer një autobombë në një treg të populluar në rajonin Sadr ku në përgjithësi jetojnë shiitët.
Sipas informacioneve paraprake si pasojë e sulmit kanë humbur jetën 20 persona, ndërsa janë plagosur 70 të tjerë.
Forcat policore të Ministrisë së Brendshme të Irakut krijuan një rreth sigurie në rajonin ku ndodhi sulmi, ndërsa të plagosurit u transferuan në spitalet në rajon. Kryeqyteti i Irakut shpesh është skenë e sulmeve me bombë.