Mahmoud Barakat
13 Janar 2019•Përditësim: 13 Janar 2019
ANKARA (AA) – Ministria e Jashtme e Iranit ka ftuar të ngarkuarin e Ambasadës së Polonisë, Wojciech Unolt, për t'i dorëzuar notën e protestës për konferencën për Iranin që pritet të mbahet në Varshavë muajin e ardhshëm, raporton Anadolu Agency (AA).
Deklarata e ministrisë thekson se i është dorëzuar notë proteste zyrtare Varshavës për organizimin e ngjarjes.
Të premten, Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, njoftoi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Polonia së bashku do të presin samitin ministror për promovimin e të ardhmes, paqes dhe sigurisë në Lindjen e Mesme në Vrashavë me 13 dhe 14 shkurt, që në fokus do të ketë Iranin.
Në samit janë ftuar zyrtarë arabë dhe izraelitë, mbajtjen e të cilit të shtunën e dënoi ministri i Jashtëm i Iranit, Javad Zarif.
Të enjten Pompeo tha se SHBA-të vazhdojnë planet për vendosjen e një aleance të re të sigurisë të vendeve arabe me qëllim të kundërshtimit të ndikimit iranian në Lindjen e Mesme.