Ahmet Dursun
03 Dhjetor 2015•Përditësim: 03 Dhjetor 2015
STAMBOLL (AA) - Kryekëshilltari i Ali Hamaney-it liderit suprem të Iranit, Ali Ekber Velayeti, e ftoi presidentin sirian Bashar al-Asadin në Iran, raporton Anadolu Agency (AA).
Velayeti në një deklaratë për televizionin el-Meyadin me seli në Liban, tha se shteti i tij është i gatshëm të mirëpresë Asadin në Iran.
"Asadi është i detyrueshëm të qëndrojë në Siri, por presidenti sirian nëse dëshiron ne jemi të gatshëm ta mirëpresim atë në Iran. Nuk duam që të braktisë mbrojtjen e vendit të tij duke ia imponuar idetë tona. Nëse dëshiron të vijë në Iran do ta mirëpresim ngrohtësisht sikur një hero, sepse ai në pesë vitet e kaluara i mbrojti njerëzit dhe shtetin e tij", tha Velayeti.
- Rrëzimi i avionit rus i cili kishte shkelur hapësirën ajrore turke