Ekip
27 Nëntor 2015•Përditësim: 28 Nëntor 2015
SANTO DOMINGO (AA) – Të paktën 11 persona humbën jetën dhe 77 të tjerë u plagosën gjatë të enjtes mbrëma nga përplasja e dy autobusëve me punonjës të shërbimit hotelierik në lindje të Republikës Dominikane, transmeton Anadolu Agency (AA).
Përplasja ndodhi në Higueyu, rreth 145 kilometra larg nga Santo Dominga, prej ku autobusi transportonte punonjësit nga vendet turistike të ishujve të Karaibeve.
Transportuesi publik, The Metropolitan Transport Authority, refuzoi mundësinë se në autobusë ka pasur turistë, duke shtuar se në to ka pasur vetëm punonjës hoteli.
Një autobus ishte rrugës për në Palma Real, një shesh me dyqane në Bavar, Punto Cana, ndërsa tjetri merrte punonjësit në Higueyu, tha Manolo Ramirez, anëtar i Sindikatës së Transportuesve (CASC).
Deri tani asnjë nga viktimat e fatkeqësisë nuk është identifikuar, pohojnë nga kompania e transportit publik.
Disa nga dëshmitarët spekulojnë se fatkeqësinë e shkaktoi shpërthimi i gomës së njërit prej autobusëve, ndërsa disa të tjerë pretendojnë se shkaku ishte shpejtësia e lartë.