İnci Gündağ
27 maj 2016•Përditësim: 28 maj 2016
LONDËR (AA) - Ngjiten afishe me shprehjen "SubhanAllah" në autobusët e kuqë dykatësh të Londrës, të cilët janë një nga simbolet e kryeqytetit anglez, raporton Anadolu Agency (AA).
Me fushatën e iniciuar nga organizata ndërkombëtare humanitare "Islamic Relief" e cila do të zgjasë gjatë tërë muajit të Ramazanit, synohet mbledhja e ndihmave për viktimat e luftës në Siri.
Në deklaratën e dhënë nga "Islamic Relief" për gazetarin e AA-së në lidhje me fushatën, u njoftua se në kuadër të kësaj fushate që ka filluar këtë javë, në 180 autobusë që ofrojnë shërbime në dhjetë lagje të Londrës përgjatë muajit të Ramazanit do të qëndrojnë të ngitura afishet me mbishkrimin "SubhanAllah".