Recep Şakar
06 Mars 2017•Përditësim: 07 Mars 2017
MELBURN (AA) - Pirgjet gëlqerore në vijën bregdetare të shtetit Victoria të Australisë, shkëmbinjtë "12 Apostujt" (The Twelve Apostles) çdo vit tërheqin rreth 2 milionë turistë në rajon, raporton Anadolu Agency (AA).
Shkëmbinjtë "12 Apostujt" në pirgjet gëlqerore në afërsi të qytetit bregdetar Port Campbell, për të cilat theksohet se janë formuar brenda miliona viteve nga erozioni i shkaktuar nga valët e oqeanit dhe erërat e forta, kryesojnë mes vendeve të tjera të Australisë me tërheqjen e më shumë turistëve.
Sipas të dhënave të "Tourism Australia", shkëmbinjtë të cilët gjenden në Rrugën e madhe të Oqeanit (Great Ocean Road), me imazhin natyral të tyre në vit tërheqin përafërsisht 2 milionë turistë.
Turistët të cilët dëshirojnë që të shikojnë agimin dhe perëndimin e diellit, mund të shkojnë në vendet ku mund të shikohen shkëmbinjtë ose në bregun ku janë shkëmbinjtë nëpërmjet shkallëve.
Theksohet se "12 Apostujt" janë formuar nga valët e forta oqeanike, të cilat së pari kanë formuar shpella dhe më pas janë ndarë nga bregu.
Në informacionet e publikuara në faqet e turizmit të Victoria-s, shkëmbinjtë "12 Apostujt" të formuara para 10-20 milion viteve, deri në vitin 1950 janë emëruar si "Derri dhe gicat" (Sow and Pigs).
Një nga 9 shkëmbinjtë të cilët e përbëjnë "12 Apostujt", në vitin 2005 ishte shembur.