Haydar Hadi
26 Gusht 2017•Përditësim: 27 Gusht 2017
BAGDAD (AA) - Ministri irakian i Punëve të Jashtme, Ibrahim el-Xhaferi, tha se 70 për qind e qarkut Tal Afar, është rimarrë nga organizata terroriste DEASH, raporton Anadolu Agency (AA).
Xhaferi, është takuar me homologun e tij francez, Jean-Yves Le Drian dhe ministren franceze të Mbrojtjes, Florence Parly, ku më pas u mbajt një konferencë e përbashkët për mediat.
"Forcat tona të sigurisë, janë duke përparuar shpejt në operacionin në Tal Afar", tha Xhaferi duke theksuar se "70 për qind e Tal Afar-it është çliruar. Së shpejti do të njoftojmë edhe çlirimin e plotë."
Ai më tej duke theksuar se çlirimi i tokave të Irakut nga terrori nuk do të thotë se kanë përfunduar qelizat e fjetura, falënderoi Francën për "shkak të mbajtjes së fjalës për mbështetje ndaj Irakut."
Ndërkohë Le Drian tha se, "Ende nuk ka përfunduar lufta kundrejt DEASH në Irak. Do të vazhdojmë të mbështesim këtë vend në luftën kundër terrorit."
"Parakushti jonë në Siri nuk është që të shkojë Asad-i. Natyrisht që në Siri do të ketë një periudhë tranzicioni, do të shkruhet kushtetuta dhe do të mbahen zgjedhje", tha Le Drian, në lidhje me pyetjen për të ardhmen e Bashar Al-Asadit.
Ndërsa ministrja franceze e Mbrojtjes, Florence Parly tha se "Përqendrimi është për çlirimin e Tal Afar-it. Të gjitha përpjekjet janë në këtë drejtim. Jemi duke e vlerësuar suksesin e forcave të Irakut me mbështetjen e forcave të koalicionit".