Talha Yavuz
20 Janar 2022•Përditësim: 21 Janar 2022
Anadolu Agency (AA) ka filmuar ushtarët e Forcave të Armatosura të Ukrainës në frontin Zolote që ndodhet në rajonin Donbas në lindje të Ukrainës.
Fronti Zolote i cili është skenë e konfliktit mes ushtrisë së Ukrainës dhe separatistëve pro-rusë ndodhet në rajonin Lugansk të Donbasit. Zolote është një prej pikave të nxehta të konfliktit dhe që nga viti 2014 ndodhet në pozicionin e vijës së kontaktit mes dy grupeve.
Ushtarët në front vazhdojnë detyrat e rojës në vigjilencë në kushtet e vështira të dimrit ku temperaturat në rajon shënojnë rënie deri në minus 12 gradë. Teksa nuk përjetohet ndonjë konflikt, ushtarët kryejnë patrullimet e rregullta dhe vëzhgojnë rajonin me dylbi.
%2Fuk-bb.jpg)
Në periudhën kur tensionet mes Rusisë dhe Perëndimit janë rritur, sytë janë kthyer nga veprimet e dy vendeve në kufi dhe në vijën e frontit që ndodhet në mesin e zonës nën kontrollin e separatistëve pro-rusë dhe ushtrisë ukrainase.
Veprimet ushtarake në vijën e frontit dhe përgjatë kufirit ndiqen me kujdes nga e gjithë bota ndërkohë që vazhdojnë edhe iniciativat diplomatike në mënyrë që tensionet të mos shndërrohen në luftë.
- Kriza në Donbas
Në kryeqytetin e Ukrainës, Kiev, më 21 nëntor të vitit 2013 filluan protestat pasi presidenti i atëhershëm ukrainas, Viktor Yanukoviç, nuk nënshkroi marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit me Bashkimin Evropian (BE).
%2F20220120_2_51818425_72762965.jpg)
Pasi Yanukoviç u largua nga vendi në shkurt të vitit 2014 pas rritjes së protestave, separatistët pro-rusë në qytetet Donetsk dhe Lugansk të rajonit Donbas në lindje të vendit shpallën të ashtuquajturën pavarësinë e tyre.
Në konfliktin që vazhdon nga viti 2014 mes qeverisë së Kievit dhe separatistëve pro-rusë kanë humbur jetën mbi 13 mijë persona.