Mahmut Geldi
19 Dhjetor 2017•Përditësim: 19 Dhjetor 2017
RAMALLAH (AA) - Presidenti palestinez Mahmoud Abbas deklaroi se Palestina do të ndërmarrë hapat e duhura politike dhe diplomatike si përgjigje ndaj vendimit të fundit të presidentit amerikan Donald Trump për njohjen e Kudsit si kryeqytet të Izraelit, raporton Anadolu Agency (AA).
"Do të vazhdojmë me aktivitetet tona deri në arritjen e të drejtës për të qenë anëtar i plotëfuqishëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB)", ka thënë Abbas.
Ai theksoi se SHBA, për shkak të mbështetjes së saj ndaj Izraelit më nuk është një mediator transparent.
"SHBA me këto veprime mbështet cionizmin", ka thënë presidenti palestinez.
Presidenti amerikan Donald Trump më 6 dhjetor solli vendimin me të cilin njohu Kudsin si kryeqytet të Izraelit dhe paralajmëroi zhvendosjen e ambasadës amerikane nga Tel Avivi në Kuds. Pas këtij vendimi pasuan reagime të ashpra dhe protesta në disa shtete.