Erkan Avci,Tuğrul Çam
24 Gusht 2016•Përditësim: 24 Gusht 2016
WASHINGTON (AA) – Adil Öksüz, profesor në Fakultetin e Teologjisë pranë Universitetit Sakarya, i dyshuar si "imami i forcave ajrore" i organizatës terroriste Fetullahçı (FETÖ), me anë të një kompanie fantazmë të formuar në SHBA ka kontribuar me një shumë 5 mijë dollarë në fushatën për zgjedhjen e Hillary Clinton në përcaktimin e kandidaturës së saj pë Presidente në Partinë Demokratike në zgjedhjet e 2014-ës, raporton Anadolu Agency (AA).
USA Today, një nga gazetat më të lexuara në SHBA i ka kushtuar një shkrim Adil Öksüz-it i cili i akuzuar si organizator në tentativën për grusht shteti u arrestua në afërsi të bazës ajrore Akıncı dhe më pas u la i lirë nga prokuroria.
Në lajmin në të cilin vihen në dukje përpjekjet e Turqisë për arrestimin e Öksüz thuhet gjithashtu se ky person dy vite më parë me anë të një firme fantazmë të hapur në SHBA ka kontribuar në fushatën “Ready for Hillary PAC'' me një shumë prej 5 mijë dollarësh.
Në lajm thuhet se Clinton nuk ka komentuar mbi këtë kontribut, ndërkohë theksohet se firma e Öksüz, Harmony Enterprises, është hapur në vitin 2010 në New Jersey.
Sipas informacioneve në ueb-faqen e firmës Harmony Enterprises e cila thuhet se merrej me prodhimin e letrës, shkruhet se është bërë një pagesë prej 5 mijë dollarësh më 27 qershor 2014. Firma e cila ka një adresë që duket në rajonin Lodi, rezultoi të jetë një autopark, ndërsa numri i telefonit që shkruan në të rezulton i papërdorur.
Në lajm thuhet gjithashtu se firma e Öksüz ka dhënë vetëm njëherë kontribut ndaj fushatës së Clinton.
Në SHBA të huajt nuk mund të japin para për fushatat elektorale dhe nuk mund të financojnë partitë politike, por para mund të japin ata të cilët fitojnë në territorin e SHBA-së dhe mbi emrat e punonjësve amerikanë. Lajmi thotë se nuk ka detaje nëse firma ka respektuar të gjitha rregullat e financimit të partive politike.
Shuma prej 5 mijë dollarësh e dhënë nga Öksüz thuhet se është pjesë e një kontributi prej 62 mijë dollarësh të bërë nga një grup qytetarësh turq që jetojnë në SHBA. Por asnjë nga këto firma nuk rezulton më e hapur dhe duket që të gjitha janë të mbyllura.
Personat në këtë grup në të njëjtën kohë janë parë të jenë pjesë e Fondacionit Iniciativa Globale Clinton.
Në lajm vihet në dukje se shumica e personave që kanë kontribuar janë nga rajoni i Pensilvania-s ku ndodhet edhe kryeterroristi Fethullah Gülen dhe se ata janë në kontakt me të. Ndërkohë lajmi thekson gjithashtu se Gülen është pjesë e tentativës për grusht shteti dhe që bën pjesë në një rrjet global për këtë gjë.
- Kontributet e tjera të FETÖ-s
Në lajmin e gazetës vihet në dukje se krahas Adil Öksüz ka edhe të tjerë të ngjashëm që kanë dhënë kontributin e tyre për këtë fushatë. Sipas këtij lajmi në të njëjtën ditë një tjetër kompani me emrin Under 70 Auto Sales e cila merrej me shitblerjen e makinave ka dhënë 7.500 dollarë për PAC.
Gazeta shkruan se këtë firmë e ka baxhanaku i Adil Öksüz, Abdülhadi Yıldırım. Në Linkedln figuron si drejtor i firmës Harmony Enterprises e hapur nga Öksüz. Ndërkohë vetëm një ditë para dhënies së këtyre parave për fushatë duket se firma Sansun USA LLC i ka shitur firmës Under 70 Auto Sales një tokë me vlerë 510 mijë dollarë.
Ndërkohë në të njëjtën zonë një firmë e dytë që merret me shitblerjet e makinave duket se ka kontribuar në mënyrë të vazhdueshme për Partinë Demokratike. Kjo firmë thuhet se i përket Musta Urgulu-s.
- Financime të mëdha nga drejtuesit e TCC
Po në të njëjtën datë më 27 qershor duket se Qendra Kulturore Turke me qendër në New York (TCC) ka dhënë sasi të mëdha parash për Partinë Demokratike.
Recep Özkan i cili më parë ka qenë drejtor i kësaj qendre është konstatuar të ketë dhënë 20 mijë dollarë kontribut. Ndërsa për garën e Clinton për kryetare thuhet se ka dhënë 5 mijë dollarë. Ai ka qenë pjesë e grupit që ka kontribuar 500 mijë deri në 1 milionë dollarë për Partinë Demokratike, pjesë e Rrjetit Global Clinton.
- Adil Öksüz
Natën e tentativës së FETÖ-s për grusht shteti Adil Öksüz mendohet se ka sjellë urdhrat nga Pensilvania si dhe ka dhënë mendimin fetarë që lejon organizimin e grushtit të shtetit. Öksüz i cili është konstatuar se është kthyer pak kohë më parë në Turqi thuhet se është personi që i ka kërkuar Shefit të Shtabit të Përgjithshëm Hulusi Akar i cili u mbajt në bazën ajrore Akıncı të flasë me Fetullah Gülen-in.
Öksüz ishte civili i vetëm i cili u kap në bazën ajrore Akıncı mëngjesin e 16 korrikut. Ai tha në prokurori se ndodhej aty për të parë një tokë të cilën donte ta blinte dhe se nuk njihte asnjë ushtarak.
Gjykatësi Köksal Çelik i cili e ka të ndaluar të dalë nga vendi dhe që ishte në detyre në Gjykatën e Sincan-it, liroi nga burgu. Prokurori Mehmet Yılmaz kundërshtoi vendimin, por gjykatësi Çetin Sönmez me pretendimin se ka mungesë faktesh liroi Öksüz nga burgu.
Adil Öksüz ka dalë 109 herë nga Turqia. Ai ka marrë shumë herë gjoba për tejkalim shpejtësie në rrugën Sakraya-Ankara. Krahas kësaj ai ka marrë disa herë gjoba në kontrollin fizik të mjetit pasi mbante pajisje përgjuese për radarët.
Gjatë mbajtjes së tij në bazën ajrore Akıncı i'u gjet edhe një pajisje GPS e cila i'u ridha pas daljes së tij nga burgu.