İdris Okuducu
27 Shtator 2017•Përditësim: 27 Shtator 2017
ERBIL (AA) – Ministri i Transportit të Administratës Rajonale Kurde (ARK) Mevlud Bavemurad deklaroi se nuk e pranojnë kërkesën e Bagdadit për dorëzimin e aeroporteve në Erbil dhe Sulejmanije, raporton Anadolu Agency (AA).
Ai këtë deklaratë e dha lidhur me kërkesën e Bagdatit që brenda 72 orësh të bëhet dorëzimi i aeroporteve ndërkombëtare të Erbilit dhe Sulejmanijes qeverisë qendrore.
Sipas tij, aeroportet e Erbilit dhe Sulejmanijes i përkasin Administratës Rajonale Kurde dhe se ato do të vazhdojnë të punojnë. Bavemurad u shpreh se nuk e pranojnë një kërkesë të tillë dhe se nuk e shohin si të drejtë atë.
Duke vënë në dukje se nga mbyllja e aeroporteve do të ndikohen negativisht një numër i madh i qytetarëve, Bavemurad paralajmëroi se “Nga ky vendim do të preken një numër i madh i të sëmurve, studentëve, qytetarëve që jetojnë në diasporaë, diplomatët në rajon dhe punonjësit e Kombeve të Bashkuara (OKB)”.
Bavemurad thekson se po synohet që populli të dënohet për shkak të organizimit të referendumit të paligjshëm të pavarësisë dhe shtoi se në një rast të tillë askush nuk do të arrijë të përfitojë dhe se aeroportet nuk duhet të përzihen në çështjet politike të vendit.
“Shpresojmë se aeroportet nuk mbyllen dhe nuk ndodhë një situatë e tillë”, tha Bavemurad.
Gjithashtu edhe drejtori i Aeroportit Ndërkombëtar të Erbilit, Telar Fajek pretendon se vendimi i Bagdadit është i gabuar dhe se është në kundërshtim me ligjet.
“Nuk mendojmë se ky vendim do të aplikohet. Edhe nëse aplikohet nuk zgjatë shumë. Ky aeroport nuk përdoret vetëm për transportin e pasagjerëve por edhe për ndihmat e dërguara për Sirinë nga Kombet e Bashkuara”, thotë Fajek.