Sayed Khodaberdi Sadat
01 Maj 2016•Përditësim: 01 Maj 2016
MEZAR-I SHERIF (AA) - Në një operacion të forcave të sigurisë në veri të Afganistanit, në rajonin Kunduz, 21 talebanë janë vrarë, raporton Anadolu Agency (AA).
Drejtori i Policisë së rajonit Kunduz, Muhammed Kasim Cengelbag, në një deklaratë për gazetarin e AA-së, ka thënë se gjatë operacioneve të forcave të sigurisë kundër talebanëve, 21 militantë janë vrarë.
Cengelbag në fjalën e tij ka thënë gjithashtu se gjatë këtyre operacioneve një numër i madh militantësh janë kapur si dhe është sekuestruar një sasi e madhe armatimi.
Në rajonin Kunduz 3 ditë më parë gjatë operacioneve të forcave të sigurisë 10 militantë talebanë ishin vrarë. Ndërkohë operacionet kundër talebanëve në këtë rajon ende vazhdojnë.