Sayed Khodaberdi Sadat
26 Nëntor 2015•Përditësim: 26 Nëntor 2015
MEZAR-I SHERIF (AA) - Në përleshjet që ndodhën mes militantëve talebanë dhe forcave të sigurisë në krahinat veriore të Afganistanit, në Kunduz dhe Sar-i Pul u vranë 24 anëtarë të organizatës terroriste, raporton Anadolu Agency (AA).
Shefi i Policisë së Kunduz-it Gjenerali Muhammed Kasim Cengelbag në deklaratën e tij për gazetarin e AA-së tha se përleshjet kanë nisur pasi që militantët talebanë e kanë sulmuar stacionin policor në qarkun Desht-i Arçi.
Cengelbag tha se në përleshjet janë vrarë 16 militanë, tha se operacionet në rajon vazhdojnë ndërsa autostrada Kunduz-Tahar e cila ishte nën rrezikun e talebanëve është pastruar nga organizata.
Në anën tjetër edhe shefi i policisë së qytetit Sar-i Pul Abdulkayyum Bakizoy theksoi se militantët e organizatës kanë sulmuar stacionet policore në rajonet Dahmerde dhe Mescid-i Sebz të qarkut Sançarak të qytetit Sar-i Pul.
Bakizoy bëri të ditur se në përleshjet pas sulmit janë vrarë 8 militantë, ndërsa 12 të tjerë janë plagosur.
Nuk është bërë asnjë njoftim nga talebanët në lidhje me të dyja ngjarjet.