Mohammad Fahim Abed
15 Prill 2016•Përditësim: 15 Prill 2016
KABUL (AA) – Së paku 39 pjesëtarë të organizatës terroriste DAESH janë vrarë gjatë sulmit ajror në qytetin lindor afgan Nangarhar, transmeton Anadolu Agency (AA).
Këtë informacion e konfirmoi Ministria e Mbrojtjes e Afganistanit, ndërsa në njoftimin thuhet se mbrëmë është kryer sulm ajror në vendin Acin, në afërsi të qytetit Nangarhara. Në sulmin janë vrarë të paktën 39 terroristë të DAESH-it.