Sayed Khodaberdi Sadat
28 Maj 2017•Përditësim: 28 Maj 2017
KABUL (AA) - Si pasojë e një konflikti mes militantëve të organizatës terroriste DEASH dhe banorëve në zonën Açin në Nangahar, në lindje të Afganistanit, kanë humbur jetën 6 civilë, raporton Anadolu Agency (AA).
Zëdhënësi i prefekturës së Nangarhar-it, Ataullah Hogyani, në një deklaratë për AA, është shprehur se ka patur konflikte pasi anëtarët e DEASH-in kanë tentuar të merrnin me forcë një civil në fshatin Vaçkot, në zonën Açin.
Hogyani, ka theksuar se në konfliktin i cili ka zgjatur afërsisht 3 orë kanë humbur jetën 6 civilë si dhe 15 nga anëtarët e DEASH-it, ndërsa është plagosur një civil.
Ndër të tjera Hogyani, ka theksuar se kjo luftë e banorëve kundër DEASH-it do të përbëjë një shembull edhe për të tjerët.
Bëhet e ditur se organizata terroriste është efektive në rajonin Açin të Nangaharit, ku dhe SHBA-të muajin e kaluar goditi kompleksin e DEASH-it në Açin me bombën GBU-43 e cila cilësohet si "bomba më e madhe jo nukleare".