Sayed Khodaberdi Sadat
04 Qershor 2016•Përditësim: 04 Qershor 2016
MEZAR-I SHERIF (AA) - Në Sar-i Pulu në veri të Afganistanit janë liruar 17 persona të cilët ishin rrëmbyer para dy ditësh, raporton Anadolu Agency (AA).
Zëdhënësi i Zyrës së Guvernatorit të Sar-i Pulit, Zabihullah Amani tha se 17 persona janë rrëmbyer nga dy minibusë të cilët po qarkullonin në drejtim të qendrës së qytetit. Ata u liruan pas dy ditë bisedimesh
Amani theksoi se pasagjerët e liruar janë në gjendje të mirë.
Rikujtojmë se para dy ditësh militantët talebanë rrëmbyen 17 persona të cilët ndodheshin në minibus.