Vesna Besiç
04 Qershor 2016•Përditësim: 04 Qershor 2016
PARIS (AA) - Alarmi i kuq i cili u shpall në Seine-et-Marne, në Francë për shkak të reshjeve intensive të shiut që po vazhdon nga fundjava, ende është në fuqi, raporton Anadolu Agency (AA).
Ekspertët paralajmërojnë se lumi Sena që kalon përreth Kullës Eifel është në rritje. Niveli i lumit Sena në Paris është më i lartë që nga viti 1982.
Reshjet e dendura në pjesën më të madhe të Francës që zgjatën nga fillimi i javës, patën ndikim negativ ndaj jetës së qytetarëve. Reshjet më së shumti goditën rajonin Seine-et- Marne, ku deri më tani dy njerëz e humbën jetën.