Mohammad Fahim Abed
10 Nëntor 2015•Përditësim: 10 Nëntor 2015
KABUL (AA) – Në sulmin vetëvrasës të DAESH-it ndaj zyrtarëve talebanë në qytetin Zabul, në jug të Afganistnit, mbetën të vrarë prefekti rajonal i talebanëve dhe një komandant i lartë, raporton Anadolu Agency (AA).
Anëtari i Këshillit Provincial Zabul Asad Kaker, në deklaratën e tij për gazetarin e AA-së tha se në sulmin vetëvrasës të cilin e kreu një anëtar i DAESH-it në rajonin Solan të qarkut Haki Afgan jetën e humbën prefekti rajonal i Talibanëve në Zabul, Molla Matiullahu dhe përgjegjësi i operacioneve Pir Aga.
Talebanët ende nuk kanë dalë me ndonjë reagim në lidhje me sulmin për të cilin autoritetet afgane kanë filluar hetimet.
Ndërkohë, njoftohet se militantët e organizatës terorriste DAESH, të cilët janë aktiv në zonën rurale të Zabul-ut, po ndërmarrin veprime të përbashkëta me forcat e komandantit talebanë Mohammad Rasul.
Ky i fundit ka shpallur udhëheqësinë e vet dhe ka refuzuar të betohet për besnikëri ndaj liderit të sapozgjedhur taliban Molla Ahtar Muhammed Mansur.
Militantët e DAESH-it gjithashtu po përleshen edhe me forcat talebane të Molla Ahtar Muhammed Mansur-it në qytetin Nangarhar i cili ndodhet në perëndim të vendit.