Seyit Aydoğan
10 nëntor 2015•Përditësim: 10 nëntor 2015
OTTAWA (AA) - Kanadaja ka formua një Komitet për koordinimin e situatës për rreth 25 mijë refugjatë sirianë sipas vendimit që ka marrë qeveria për të pranuar këtë shifër deri në fund të vitit 2015, raporton Anadolu Agency (AA).
Ministri i Shtetësisë dhe Emigracionit të Kanadasë, John McCallum, në një deklaratë njoftoi se detyrën e kryetares të komitetit do ta kryejë ministrja e Shëndetësisë, Jane Philpott ndërsa postin e zëvendëskryetares do ta mbajë ministrja e Kulturës, Melanie Joly.
Ndërsa anëtarët e komitetit do të jenë ministri i Sigurisë Publike, Ralph Goodale, ministri i Jashtëm, Stephen Dion, ministri i Shtetësisë dhe Emigracionit, John McCallum, ministri i Thesarit, Scott Brison, ministrja e Zhvillimit Ndërkombëtar, Marie-Claude Bibeau, ministri i Mbrojtjes Kombëtare, Harjit Sajjan dhe ministri i shtetit përgjegjës për Institucionet Demokratike dhe ministrja e parë muslimane në vend, Maryam Monsef.
"Si qeveri po bëjmë përpjekjet e mundshme për refugjatët. Edhe populli kanadez për të kontribuar në këtë përpjekje duhet të tregojë përpjekje me donacione ndaj atyre personave që kanë përjetuar këtë tragjedi" ka pohaur McCallum.
Komiteti i cili ditën e sotme do të mbajë takimin e tij të parë do të organizojë etapën e parë të mbërritjes së refugjatëve sirianë. Komiteti do të koordinojë rishqyrtimin e uljes së të ardhurave në buxhetin e ndarë dhe zbatimin e tij për refugjatët, kontrollet e sigurisë për refugjatët që do të mbërrijnë, si dhe shërbimet e tjera kryesisht atë në shëndetësi.