Sayed Khodaberdi Sadat
02 Gusht 2016•Përditësim: 02 Gusht 2016
MEZAR-I SHERIF (AA) – Gjatë një sulmi me bombë në vendin Hoca Sabzpos, në Faryab në veri të Afganistanit humbi jetën kryeshefi i policisë, Sahidad Osmani, raporton Anadolu Agency (AA).
Guvernatori i Hoca Sabzposa, Abdullah Masumi konfirmoi për AA se ka humbur jetën kryeshefi i policisë në këtë vend. Sipas tij, bomba e montuar në rrugë është aktivizuar me telekomandë në kohën kur automjeti në të cilin gjendej Osmani kaloi këtë pjesë të rrugës.
Masumi theksoi se përveç kryeshefit të policisë humbi jetën edhe një anëtar i sigurimit, ndërsa është plagosur një polic. Përgjegjësinë për sulmin e morën talebanët.