Sayed Khodaberdi Sadat
25 Nëntor 2015•Përditësim: 25 Nëntor 2015
MEZAR-I SHERIF (AA) - Helikopteri i llojit Mi-17 i cili ishte duke transportuar pjesëtarët e Ushtrisë Kombëtare të Afganistanit ka bërë zbritje emergjente në qarkun Peshtunkot të krahinës Faryab në veri të Afganistanit, raporton Anadolu Agency (AA).
Ministria e Mbrojtjes së Afganistanit njoftoi se helikopteri i një kompanie private e cila ishte duke transportuar ushtarët afganë nga qyteti verior Mezar-i Sherif në qytetin qendror Maymana të krahinës Faryab, ka bërë zbritje emergjente në rajonin Gar Tepe të qarkut Peshtunkot ku janë aktivë talebanët për shkak të problemeve teknike.