Dildar Baykan
31 Korrik 2017•Përditësim: 31 Korrik 2017
BAGDAD (AA) – Ministria e Punëve të Jashtme të Irakut bën të ditur se sipas vlerësimeve të para në sulmin e kryer ndaj Ambasadës së Irakut në kryeqytetin e Afganistanit, Kabul, kanë humbur jetën dy punonjës të sigurisë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme, Ahmed Xhemal në një deklaratë me shkrim bënë të ditur se si pasojë e sulmit terrorist kanë humbur jetën 2 afganë, punonjës të sigurisë në ambasadën e Irakut.
Xhemal njoftoi për shpëtimin e dy irakianëve, po ashtu punonjës të sigurimit janë në komunikim me Afganistanin dhe shtetet mike.
Zëdhënësi irakian po ashtu bëri të ditur se edhe punonjësit e tjerë dhe diplomatët e ambasadës përkohësisht janë dërguar në ambasadën e Egjiptit në Kabul.
Dy zyrtarë të policisë në Kabul kishin njoftuar se një makinë bombë ka shpërthyer përballë Ambasadës së Irakut në Kabul dhe më pas një person i armatosur është përpjekur që të hyjë në ndërtesën e ambasadës.
Përgjegjësinë mbi sulmin e mori organizata terroriste DEASH, nëpërmjet një deklarate në një ueb faqe të afërt me këtë organizatë.