Hasan Esen
25 Nëntor 2015•Përditësim: 25 Nëntor 2015
PARIS (AA) – Kriza e pengmarrjes në qytetin Roubaix në veri të Francës përfundoi në orët e vona të së martës, konfirmuan zyrtarët francez, raporton Anadolu Agency (AA).
Autoritetet franceze deklaruan se të gjitha pengjet janë të sigurtë dhe se një rrëmbyes është vrarë. Sipas Prokurorit publik, një rrëmbyes është vrarë, një është arrestuar ndërsa të tjerët janë në arrati dhe shpallur në kërkim.
Policia franceze theksoi se disa persona të armatosur të cilët mbanin pengje tentuan të plaçkitin një bankë lokale.