Sayed Khodaiberdi Sadat
30 Shtator 2020•Përditësim: 01 Tetor 2020
Gjatë një sulmi në provincën Laghman, Afganistan, kanë humbur jetën tre civilë, raporton Anadolu Agency (AA).
Zëdhënësi i zyrës së guvernatorit të Laghmanit, Asadullah Dawlatzai, njoftoi se talebanët sulmuan me granatë një shtëpi në distriktin Elingar, Lagman.
Sipas tij, kanë humbur jetën tre civilë, ndërsa tre janë plagosur.
Talebanët pohojnë se për sulmin janë përgjegjës pjesëtarët e forcave të sigurisë të Afganistanit.