Sayed Khodaberdi Sadat
27 Nëntor 2018•Përditësim: 27 Nëntor 2018
KABUL (AA) – Si pasojë e një sulmi me bombë ndaj ushtarëve amerikanë të cilët shërbejnë në kuadër të NATO-s në krahinën Gazne të Afganistanit, janë vrarë 3 ushtarë amerikanë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë nga trupat e NATO-s në Afganistan thuhet se 3 ushtarë amerikanë kanë humbur jetën si pasojë e aktivizimit të një bombe të vendosur në skaj të rrugës në afërsi të qendrës së Gaznes.
Si pasojë të sulmit janë plagosur edhe 3 ushtarë, të cilët janë dërguar në spital. Identiteti i ushtarëve nuk do të njoftohet deri në 24 orë.
Përgjegjësinë e sulmit e mori organizata e talebanëve.
Në Afganistan ndodhen 14 mijë ushtarë të SHBA-ve.