Mahmut Atanur
27 Nëntor 2018•Përditësim: 28 Nëntor 2018
XHAKARTA (AA) - Në Indonezi për shkak të rritjes së lëvizshmërisë në vullkanin Merapi, banorëve u është bërë paralajmërim që të mos afrohen në rajon, transmeton Anadolu Agency (AA).
Qendra për Vullkanologji dhe Reduktim të Fatkeqësive Gjeologjike, kërkoi nga popullata e rajonit dhe turistët që të mos afrohen më shumë se 3 kilometra vullkanit Merapi në ishullin Java, për shkak të rritjes së lëvizshmërisë.
Qendra gjithashtu bëri të ditur se gjendja e alarmit të nivelit më të lartë për vullkanin i cili që nga fillimi i muajit gusht vazhdon të rrjedhë lavë, ende vazhdon.
Të paktën 347 persona humbën jetën si pasojë e hedhjes së lavës nga vullkani Merapi, i cili ndodhet në ishullin e Javas perëndimore dhe është në lartësi prej 2.968 metra.
Në Indonezinë e cila gjendet në "Unazën e zjarrtë të Paqësorit" gjenden rreth 130 vullkane aktive.