İnci Gündağ
27 maj 2016•Përditësim: 27 maj 2016
LONDËR (AA) – Britania e Madhe synon që në kuadër të luftës kundër trafikimit të armëve dhe zgjidhjes së krizës së migrantëve, të dërgojë anije në ujërat e Libisë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Kryeministri i Britanisë së Madhe, David Cameron, në fjalimin në Samitin G7 në Japoni, tha se një anije e flotës mbretërore britanike do të ndihmojë në luftën kundër trafikimit të armëve sidomos në Libi.
Lideri britanik për situatën në Libi tha se “paraqet rrezik për gjithçka” dhe se vendi i tij do t’i ndihmojë Libinë në luftën kundër trafikimit dhe zgjidhjes së krizës së migrantëve.
“Pas lejes së nevojshme dhe hyrjes në fuqi të vendimit të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara në luftën kundër trafikimit të armëve do të dërgohet një anije luftarake në rajonin e Detit Mesdhe. E gjithë kjo do të ndihmojë në vendosjen e stabilitetit në Libi, sigurisë në bregdet dhe në zgjidhjen e krizës së migrantëve”, tha Cameron.
Kryeministri britanik shtoi se vendi i tij bashkëpunon ngushtë me BE-në kur është fjala për trafikimin e njerëzve.