Murat Karadağ
09 Janar 2018•Përditësim: 09 Janar 2018
CAPE TOWN (AA) - Bëhet e ditur se si pasojë epidemisë së listerisë që është hasur në Afrikën e Jugut, kanë humbur jetën të paktën 61 persona, raporton Anadolu Agency (AA).
Ministri i Shëndetësisë i Afrikës së Jugut, Aaron Motsoaledi, tha se nga epidemia e shkaktuar nga bakteri i listerisë vitin e kaluar janë sëmurë 727 persona, ndërsa 61 prej tyre kanë humbur jetën.
Ai duke theksuar se nga bakteri më së shumti ndikohen fëmijët e sapolindur, tha se si pasojë e hulumtimeve të bëra bakteri kalon nga foshnja tek nëna gjatë lindjes.
Ministri i shëndetësisë gjithashtu u shpreh se kanë formuar një linjë telefonike ku do të mund të kontaktojnë kandidatët për nënë, gjithashtu kanë bërë thirrje që të bëhen kontrollet e nevojshme në industrinë e ushqimit.
Bakteri i listerisë shkakton simptoma si temperatura të lartë, të vjella, diarre. Nga bakteri në fjalë më së shumti ndikohen të moshuarit, gratë shtatëzënë, foshnjat, të sëmurët nga AIDS dhe diabetikët.