Qays Abu Samra,Hacer Başer
09 Janar 2018•Përditësim: 09 Janar 2018
RAMALLAH (AA) – Ushtarët izraelitë kanë intervenuar gjatë protestave të mbajtura sot në Bregun Perëndimor për shkak të vendimit të paradokohshëmn të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) për njohjen e Kudsit si “kyeqytet të Izraelit”, raporton Anadolu Agency (AA).
Protestat janë mbajtur në rrugët e qyteteve Ramallah dhe El-Bire, ndërsa ushtarët izraelitë kanë intervenuar me gaz lotsjellës dhe plumba gome.
Të rinjtë palestinezë kanë djegur goma automjetesh dhe në këtë mënyrë bllokuan rrugët. Nuk ka të plagosur.
Që kur presidenti amerikan Donald Trump më 6 dhjetor zyrtarisht njohu Kudsin si “kryeqytet të Izraelit”, në rajone të ndryshme të Bregut Perëndimor dhe në Gaza janë mbajtur protesta. Izraeli Kudsin Lindor e pushtoi më 5 qershor të vitit 1967.
Ky vend në vitin 1980 njëanshëm e shpalli Kudsin si kryeqytet, ndërsa Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB) këtë vendim e shpalli të pavlefshëm.