Adam Abu-bashal
08 Tetor 2020•Përditësim: 08 Tetor 2020
Në kontinentin e Afrikës është rritur në mbi 1 milion e 545 mijë numri i rasteve me koronavirusin e ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas faqes së internetit "Worldometer", e cila përpilon informacionet më të fundit mbi pandeminë, në gjithë kontinentin numri i rasteve është rritur në 1.545.109 ndërsa numri i viktimave shkon në 37.154.
Numri më i lartë i viktimave nga COVID-19 deri më sot në kontinent është regjistruar në Afrikën e Jugut me 17.248 ndërsa në Egjipt janë regjistruar 6.010 dhe në Marok 2.439 vdekje.
Vendet me numrin më të madh të rasteve në kontinent janë Afrika e Jugut me 685.155 raste, Maroku me 140.024 dhe Egjipti me 104.035.
Në Mauritius nuk ka mbetur asnjë rast aktiv me COVID-19 ndërsa në Sejshelle dhe Eritre nuk janë raportuar vdekje deri më tani.
Ndërkohë, numri i të shëruarve në Afrikë ka arritur në 1.286.083.