Sinan Doğan
25 Gusht 2021•Përditësim: 25 Gusht 2021
Ka tejkaluar shifrën 575 mijë numri i personave që kanë humbur jetën nga koronavirusi i ri (COVID-19) në Brazil, i cili pas SHBA-së është vendi ku janë shënuar më shumë vdekje nga COVID-19 në botë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, me 894 vdekje të tjera të regjistruara në 24 orët e fundit bilanci i viktimave në Brazil ka arritur në 575.742.
Numri i rasteve me COVID-19 ka arritur në 20.614.866, me 30.872 raste të reja të regjistruara në 24 orët e fundit ndërkohë numri i të shëruarve në vend është rritur në 19.530.843.
Brazili me një popullsi mbi 210 milionë banorësh, pas SHBA-së është vendi i dytë në botë për numrin e vdekjeve nga COVID-19 dhe vendi i tretë për sa i përket numrit të rasteve.
Qendra e tregtisë së Brazilit rajoni Sao Paulo me 4.222.902 raste dhe 144.510 vdekje nga COVID-19, është rajoni më i prekur nga pandemia në vend.
Procesi i uljeve dhe rritjeve të rasteve në vend vazhdon edhe pse deri më sot në vend mbi 150 milionë njerëz kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës kundër COVID-19.
Qarqe të ndryshme në Brazil mendojnë se pandemia është keqmenaxhuar dhe se përgjegjësi i kësaj është presidenti i vendit, Jair Bolsonaro.
Bolsonaro është kritikuar shpesh për shkak të qëndrimeve të tij nënvlerësuese ndaj COVID-19 dhe qëndrimeve kritikuese ndaj masave të marra kundër pandemisë.
Senati i Brazilit më 27 prill formoi një komision për të hetuar qëndrimin për pandeminë të qeverisë Bolsonaro e cila ka ndërruar katër ministra të Shëndetësisë gjatë periudhës së pandemisë dhe nëse ajo ka mbajtur apo jo një qëndrim neglizhues kundër pandemisë. Shumë zyrtarë të shtetit, veçanërisht ish-ministrat e Shëndetësisë kanë dëshmuar në këtë komision.