Rahmi Gündüz
08 Dhjetor 2015•Përditësim: 09 Dhjetor 2015
PARIS (AA) – Air France dhe KLM në prill të vitit të ardhshëm kanë vendosur të rinisin udhëtimet e rregullta mes Parisit dhe Teheranit raporton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë me shkrim nga partneriteti Air France dhe KLM njoftohet se "udhëtimet e pezulluara në vitin 2008 mes Parisit dhe Teheranit do të rinisin sërish në mënyrë të rregullt 3 herën në javë". Në deklaratën ku ndër të tjera rikujtohet se "Irani është partneri i 4 më i madh tregtar i BE-së" thuhet se "Air France, do të marrë vendin e saj në këtë vend që ka potencialin e rritjes ekonomike dinamike".