Hakan Çopur
30 Nëntor 2016•Përditësim: 30 Nëntor 2016
WASHINGTON (AA) - Zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Mbrojtjes Peter Cook tha se janë të shqetësuar nga thellimi i rrethimit dhe përkeqësimi i situatës njerëzore në qytetin Halep të Sirisë. "Ajo që vërejmë në Halep është një tragjedi", tha ai, raporton Anadolu Agency (AA).
Zëdhënësi Cook në një konfrerencë për media ka bërë disa vlerësime në lidhje me situatën e fundit në Halep. "Jemi të shqetësuar për situatën njerëzore që përkeqësohet në Halep. Është e pamundur që të mos bëjmë asgjë teksa i ndjekim këto nëpër ekranet televizive", tha Cook duke shtuar se bashkë me këtë përparësia e ushtrisë amerikane është lufta kundër DEASH-it dhe se për zgjidhjen e krizës në Siri nuk do të ndërmarrin ndonjë veprim ushtarak.
Ai tha se Washingtoni në çdo rast ka bërë thirrje për gjetjen e zgjidhjes në rrugë paqësore dhe diplomatike ndaj krizës në Siri dhe Halep ku dhe për këtë Sekretari amerikan i Shtetit John Kerry ka zhvilluar shumë takime. Cook ka vënë theksin se pavarësisht këtyre sërish nuk ka patur rezultate.