Aslı Aral
30 Nëntor 2016•Përditësim: 30 Nëntor 2016
LONDËR (AA) - Pas Brexit, Charles Goerens, anëtar i Grupit Liberal Demokrat pranë Parlamentit Evropian, (PE), propozoi që qytetarëve nga Britania të ju shitet nënshtetësia e BE-së. Sugjerimi i tij ngjalli reagime të ashpra, ndërkohë duket se kjo deklaratë do të jetë "një zgjidhje e kënaqshme për qytetarët që janë të shqetësuar për Brexitin", raporton Anadolu Agency (AA).
Ndërkohë që zyrtarë të lartë BE-së propozojnë shitjen e nënshtetësisë së këtij unioni për qytetarët britanikë, politikanët pro Brexit në Britaninë e Madhe deklarojnë se "Brukseli do të vërë në lojë të gjitha numrat e nevojshëm në mënyrë që vendi i tyre të mos ndahet nga BE-ja."
Charles Goerens, anëtar i Grupit Liberal Demokrat në PE, javën e kaluar propozoi që qytetarëve të Britanisë që janë kundër Brexit, tu jepet nënshtetësia e BE-së kundrejt një pagese në mënyrë që të mund të punojnë në vendet e unionit.
Propozimi i Goerens-it i cili emërtohet ndryshe si "partneriteti i nënshtetësie" parashikon që qytetarëve britanikë të cilët duan të punojnë në vendet e BE-së t'ju jepet kjo e drejtë përmes një pagese të caktuar. Në këtë mënyrë ata do të mund të lëvizin të lirë në vendet e unionit.
"Do të jetë një zgjidhje e kënaqshme"
Në një deklaratë për AA, Goerens thotë se ky sugjerim do të jetë një zgjidhje e kënaqshme për qytetarët që nuk duan të shkëpusin lidhjet me BE-në. "Nuk mund të lëmë mënjanë kërkesat e qytetarëve britanikë të cilët duan të jenë të lidhur me vlerat e BE-së dhe duan të jenë pjesë e saj. Ka shumë qytetarë që ndajnë të njëjtin mendim. Deri më tani kam marrë më shumë se 1.200 e-maile nga qytetarët që janë të shqetësuar për Brexitin", u shpreh ai.
Goerens në vijim të fjalës së tij thotë se propozimi do të ketë ndikim pozitiv edhe për të ardhurat e BE-së. Ai thekson se kjo gjë duhet të jetë pjesë e bisedimeve mes BE-së dhe Britanisë së Madhe gjatë procesit të ndarjes.
Verhofstadt mbështet këtë propozim
Mbështetja më e madhe për këtë propozim ka ardhur nga kryetari i Grupit Liberal Demokrat në PE, Guy Verhofstadt. Në një deklaratë për mediat britanike ai ka thënë se në parim është dakord me këtë sugjerim dhe se ai do të vazhdojë të luftojë për të drejtat e 48 për qind të qytetarëve britanikë.
"Larg të vërtetës"
Kryetari i Qendrës Kërkimore të Ekonomisë dhe Politikës së Jashtme në Turqi (EDAM), Sinan Ülgen, në lidhje me këtë propozim thotë se ai është larg të së vërtetës. "Në kryeqytetet e Evropës momentalisht ka një atmosferë krejtësisht kundër. Ka një vullnet për të mos lejuar promocione nxitëse për daljen e Britanisë së Madhe dhe vendeve të tjera nga BE-ja. Normalisht që ka një ide për vështirësimin e daljes së Britanisë së Madhe nga BE-ja. Për këtë arsye dhënia e një dhurate ndaj qytetarëve britanikë pa nisur procedurat për daljen e Britanisë së Madhe nga BE-ja nuk më duket një realitet politik", ka theksuar Ülgen.