Ayşe Aktaş
17 Dhjetor 2017•Përditësim: 18 Dhjetor 2017
TEGUCIGALPA (AA) – Në një aksident ajror të shtunën humbën jetën gjashtë persona në Honduras, përfshirë edhe Hilda Hernandez, motra e presidentit të vendit, Juan Orlando Hernandez, raporton Anadolu Agency (AA).
Helikopteri ishte nisur nga aeroporti ndërkombëtar në Tegucigalpa, kurse në të ndodheshin Hernandez, katër roje sigurie dhe një pilot.
Forca ajrore thanë se kanë humbur kontaktin me helikopterin menjëherë pas nisjes kurse rrënojat u gjetën në zonën kodrinore në Tegucigalpa.