Mustafa Deveci
24 Qershor 2021•Përditësim: 24 Qershor 2021
Vendi i Amerikës Latine, Hondurasi ka zhvendosur ambasadën e tij nga Tel Avivi në Kuds, transmeton Anadolu Agency (AA).
Presidenti i Hondurasit, Juan Orlando Hernandez përuroi ndërtesën e ambasadës, e cila u zhvendos në Kudsin Perëndimor.
Me këtë hap, Hondurasi u bë vendi i katërt që zhvendos ambasadën e tij në Kuds pas SHBA-së, Guatemalës dhe Kosovës.
Pasi ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump më 6 dhjetor 2017 njoftoi se ai e njohu Kudsin si "kryeqytet të Izraelit" dhe se do të zhvendoste ambasadën e vendit të tij nga Tel Avivi në Kuds, ndërtesa e re e ambasadës amerikane u hap me një ceremoni zyrtare më 14 maj 2018.