Mahmut Atanur
18 Qershor 2019•Përditësim: 19 Qershor 2019
Të paktën 15 persona e kanë humbur jetën mbrëmë në një aksident detar në Indonezi, raporton Anadolu Agency (AA).
Pranë vendit Sumenep në Javën Lindore u fundos një anije me të paktën 50 persona.
Ekipet e shpëtimit njoftuan se nga deti janë shpëtuar 30 persona dhe se kanë nxjerrë trupat e 15 të vdekurve.
Pasiqë nuk kishte të dhëna për numrin e udhëtarëve në anijen e fundosur, ekipet e shpëtimit vazhdojnë kërkimet në vendin e aksidentit.
Hetimet rreth rastit të aksidentit janë në vijim ndërsa anija u fundos si pasojë e lundrimit në një zonë me valë të larta.
Vitin e kaluar në Sumatra ndodhi një aksident i ngjashëm ku humbën jetën 160 persona.