Ekip
25 Shkurt 2016•Përditësim: 25 Shkurt 2016
SIDNEJ (AA) - Qeveria e Australisë të enjten paralajmëroi për mundësinë se terroristët janë në fazën përfundimtare të përgatitjes së sulmit në Indonezi, prandaj paralajmëroi pasagjerët që të marrin masa të mëdha gjatë vizitave në vendet e Azisë Juglindore, duke përfshirë destinacionin e famshëm turistik Bali, raporton Anadolu Agency (AA).
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë ka lëshuar një paralajmërim për udhëtarët në të cilën thuhet se ekzistojnë tregues se sulmi është në fazën përfundimtare. Pasagjerët janë këshilluar të jenë të kujdesshëm në vendet e lutjes dhe gjatë pushimeve. Ministria nuk ka ngritur nivelin e alarmit për australianët që udhëtojnë në Indonezi.
Paralajmërimi erdhi vetëm disa ditë pasi Australia paralajmëroi për mundësinë e një sulmi në Kuala Lumpur, qytetin më të madh në Malajzi.
"Vazhdojmë të marrim informacione të cilat tregojnë se terroristët po planifikojnë sulme në Indonezi. Sulmi mund të ndodhë në çdo kohë dhe kudo", theksohet në paralajmërim.