Ekip
26 Dhjetor 2015•Përditësim: 27 Dhjetor 2015
XHAKARTË (AA) – Ekipet e kërkim-shpëtimit kanë gjetur 66 trupa të pajetë pas fundosjes së anijes gjatë javës së kaluar në afërsi të ishullit indonezian Sulawesi, ndërsa operacioni për gjetjen e 12 të zhdukurve të tjerë do të vazhdojë gjatë tre ditëve të ardhshme, njoftuan nga Agjencia Kombëtare për Kërkim dhe Shpëtim Basarnas, transmeton Anadolu Agency (AA).
Zyrtari vendas, Ahmad Ivan Riski, drejtor i repartit për operacione dhe stërvitje në Basarnas, tha se kërkimi për të zhdukurit do të vazhdojë për shkak të gjetjes së dhjetëra kufomave në jug të ishullit të lartpërmendur gjatë ditëve të fundit.
“Gjithsej 106 persona janë gjetur, prej të cilëve 66 kanë vdekur, 40 kanë mbijetuar, ndërsa 12 llogariten si të zhdukur”, tha Riski.