Ekip
12 Korrik 2016•Përditësim: 13 Korrik 2016
MILANO (AA) – Numri i të vdekurve nga përplasja e drejtpërdrejt e dy trenave, që ndodhi sot në rajonin jugor italian Pulia, është rritur në 20, raportojnë mediat italiane, duke iu referuar një zyrtari anonim rajonal, raporton Anadolu agency (AA).
Në vazhdim është aksioni i shpëtimit në të cilin pjesëtarët e shërbimit të ndihmës emergjente, zjarrfikësit dhe vullnetarët tentojnë të nxjerrin pasagjerët tjerë nga trenat e aksidentuar, njoftuan autoritetet.
Autoritetet bëjnë thirrje për dhënie të gjakut duke theksuar se dyshojnë që në trenat e aksidentuar gjenden akoma pasagjerë. Massimo Mazzilli, kryebashkiaku i Corato, në afërsi të të cilit erdhi përplasja e dy trenave deklaroi se skenat nga vendi i ngjarjes janë tmerruese, por se shërbimet janë duke kryer punën e tyre.