Umur Koçak Semiz
12 Korrik 2016•Përditësim: 13 Korrik 2016
ANKARA (AA) - Revista Forbes publikoi listën e dhjetë personave me fitime më të mëdha në botë për vitin 2016, raporton Anadolu Agency (AA).
Në listë e para gjendet këngëtarja e njohur Taylor Swift e cila me albumin e saj të fundit "1989" fitoi 170 milionë dollarë të ardhura në vit.
Sipas revistës Forbes e cila publikoi listën e "Të famshmëve me fitime më të mëdha të vitit", 26 vjeçarja Swift nga shitja e albumit i publikuar vitin e kaluar ka fituar afro 170 milionë dollarë.
Në vendin e dytë në këtë listë gjendet Grupi muzikor britanik "One Direction". Të ardhurat e grupit i cili përbërë nga këngëtarët Louis Tomlinson, Harry Styles, Liam Payne dhe Niall Horan arrijnë në 110 milionë dollarë.
Albumi "Made in A.M." i këtij grupi muzikor i publikuar vitin e kaluar në mbarë botën u shit në 2.5 milionë kopje.
James Patterson, i njohur për romanet e tij triler në mbarë botën dhe autor i një nga 17 librat e shitur në ditë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) u radhit në vendin e tretë me 95 milionë dollarë.
Gjithashtu, në listën e revistës Forbes gjendet edhe shoumeni Dr. Phil McGraw, futbollistët Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi, këngëtarja Adele, komediani Kevin Hart dhe prezantues në radio Howard Stern.
Lista është siç vijon:
1- Taylor Swift - 170 milionë dollarë
2- One Direction - 110 milionë dollarë
3- James Patterson - 95 milionë dollarë
4- Dr. Phil McGraw dhe Cristiano Ronaldo - 88 milionë dollarë
6- Kevin Hart - 87.5 milionë dollarë
7- Howard Stern - 85 milionë dollarë
8- Lionel Messi - 81.5 milionë dollarë
9- Adele - 80.5 milionë dollarë
10- Rush Limbaugh - 79 milionë dollarë