Zehra Ulucak
08 Tetor 2019•Përditësim: 09 Tetor 2019
Në bregdetin verilindor të Brazilit janë derdhur më shumë se 100 tonë naftë që kërcënon ekosistemin e plazheve në 42 qytete, raporton Anadolu Agency (AA).
Ministri i Mjedisit i Brazilit, Ricardo Salles, njoftoi se autoritetet tashmë kanë marrë masa mbrojtëse për një muaj për të parandaluar ngordhjen peshqve dhe specieve tjera detare.
Nafta në det u zbulua pasi breshkat u gjetën të ngordhura, ndërsa notarët dhe peshkatarët u hoqën nga zona e kontaminuar.
Nafta është gjetur në 105 vende, ndërsa në rrjedhë është hetimi për shkaktarin e ndotjes.
Kompania braziliane e naftës Petrobras njoftoi se nuk bëhet fjalë për naftë nga objektet e saj.