Emel Öz Gözellik
08 Shkurt 2019•Përditësim: 09 Shkurt 2019
ANKARA (AA) - Është rritur në 157 numri i të vdekurve si pasojë e shembjes së digës në një minierë hekuri në jugperëndim të Brazilit, transmeton Anadolu Agency (AA).
Lajmi u bë i ditur nga autoritetet e mbrojtjes civile në shtetin Mineas Gerais, të cilat njoftuan se tashmë janë identifikuar trupat 134 viktimave që pësuan nga shembja e digës në qytetin Brumadinho më 25 janar.
Ndërkohë, autoritetet përkatëse janë duke i vazhduar punimet për identifikimin e 23 trupave të tjerë, ndërsa 180 persona ende ngelin të humbur.
Pas katastrofës, e cila shkaktoi derdhjen e rreth 13 milionë metrave kubë të hedhurinave minerale, qeveria braziliane kërkoi inspektimin e të gjitha digave në vend.
Si pasojë e shembjes së digës, rreth tre mijë persona janë evakuuar nga qyteti Brumadinho.
Një tjetër digë e mbeturinave të minierës e menaxhuar nga Vale dhe BHP Billiton e Australisë u shemb në vitin 2015, duke shkaktuar 19 persona të vdekur dhe duke lënë qindra të pastrehë në qytetin Mariana në shtetin Minas Gerais.