Zehra Ulucak
19 Janar 2017•Përditësim: 19 Janar 2017
ANCHORAGE (AA) – Vullkani Bogoslof në shtetin federal amerikan Alaska sërish është aktivizuar, raporton Anadolu Agency (AA).
Kryesuesit e Qendrës për vëzhgim të vullkaneve në Alaskë raportuan se vullkani Bogoslof, që ndodhet 368 kilometra në jugperëndim të qytetit Anchorage, shpërtheu dhe filloi të hedh hi në lartësi prej 9.5 kilometrave.
Në rajon është shpallur edhe alarmi më i lartë i rrezikut për aviacionin, duke marrë parasysh se hiri kaloi lartësinë prej gjashtë kilometrave.
Zyrtarët e aviokompanisë po ashtu lajmëruan se pilotët vërejtën hirin ndërsa retë e dendura të hirit lëvizin drejt liqenit Bering.
Vullkani Bogoslof nga 16 dhjetori i vitit të kaluar u aktivizua disa herë.