Adem Şalvarcıoğlu
06 Tetor 2018•Përditësim: 06 Tetor 2018
XHAKARTË (AA) – Gjatë 24 orëve të fundit në vullkanin Anak Krakatu, Indonezi, kanë ndodhur 348 shpërthime, raporton Anadolu Agency (AA).
Tymi nga vullkani arriti lartësinë prej 200 metrave.
Janë regjistruar edhe dridhje të vogla të tokës në afërsi të vullkanit.
Banorët janë paralajmëruar që të braktisin rajonin rreth vullkanit dhe të vendosin në mjedise të sigurta.