Adem Şalvarcıoğlu
04 Nëntor 2015•Përditësim: 04 Nëntor 2015
XHAKARTË (AA) - Pas aktivizimit të sërishëm të vullkanit Rinjani në ishullin Lombok, në jug të Indonezisë, janë mbyllur aeroportet në dy ishujt turistik, raporton Anadolu Agency (AA).
Zëdhënësi i Mbrojtjes civile indoneziane, Sutopo Purwo Nugroho ka thënë se vullkani dje u aktivizua dhe se hiri i llavës ka arritur në një lartësi 3.5 kilometra.
"Janë mbyllur aeroportet Ngurah Rai në Bali dhe Mataram Selaparang në Lombok", theksoi Nugroho.
Julius Barata, zëdhënësi i Ministrisë së Transportit të Indonezisë, shpjegoi se hiri i llavës ka penguar shikueshmërinë dhe se aeroporti Ngurah Rai do të jetë i mbyllur të paktën deri nesër.