Ömer Faruk Yıldız
02 mars 2021•Përditësim: 02 mars 2021
Vullkani Sinabung që ndodhet në ishullin Sumatra të Indonezisë sërish është aktivizuar, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas agjencisë së lajmeve të Indonezisë, Antara, vullkani Sinabung ka lëshuar hi dhe tym për shkak të lëvizshmërisë së brendshme.
Vullkani i cili ka lëshuar hi dhe tym deri në 3 kilometra lartësi ka treguar lëvizshmërinë më të madhe që nga 23 gushti 2020.
Deri më tani nuk ka raportime për viktima.