Adem Şalvarcıoğlu
20 Qershor 2016•Përditësim: 21 Qershor 2016
XHAKARTË (AA) - Si pasojë e rrëshqitjes së tokës të shkaktuar nga shirat intensivë që vazhdojnë prej disa ditësh në Indonezi numri i personave që kanë humbur jetën është rritur në 46, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas lajmit në Jakartaglobe, drejtori i Agjencisë Rajonale kundër Fatkeqësive, Budhi Hardjono në një deklaratë ka pohuar: "Nga rrëshqitjet e tokës në rajonin Purworejo të qytetit Solo kanë humbur jetën 29 persona, ndërsa në rajonin Banjarnegara 17 persona të tjerë. Deri tani kanë humbur jetën 46 persona."