Hamdi Yıldız
01 Shkurt 2021•Përditësim: 01 Shkurt 2021
Algjeria është në kontakt me Rusinë për të prodhuar vaksinën Sputnik V kundër koronavirusit të ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).
Qeveria e Algjerisë bëri një deklaratë pasiqë kryeministri i vendit, Abdelaziz Djerad realizoi një takim me ambasadorin e Rusisë në Algjeri, Igor Belyaev.
Në deklaratë thuhet se të dyja palët ranë dakord për fillimin e kontakteve për prodhimin e vaksinës Sputnik V në Algjeri, ndërsa nuk u dha asnjë informacion i detajuar në lidhje me procesin.