Ali Cura
24 Maj 2016•Përditësim: 24 Maj 2016
KIEV (AA) - Në lindje të Ukrainës vetëm brenda një dite humbën jetën 7 ushtarë ukrainas ndërsa 9 të tjerë u plagosën, raporton Anadolu Agency (AA).
Zëdhënësi i anti-terrorizmit të presidencës së Ukrainës, Aleksandr Motuzyanik në një konferencë për media dha informacione në lidhje me operacionet në lindje të vendit.
"Vetëm në ditën e fundit gjatë operacioneve fatkeqësisht kemi patur humbje të rëndësishme, ku 7 ushtarë të Ukrainës kanë humbur jetën dhe 9 të tjerë janë plagosur", deklaroi Motuzyanik.
Ai tha se humbjet janë shkaktuar si pasojë e sulmeve me bomba dhe shpërthimeve të minave.